SHBA – Hetim për krime të urrejtjes kundër një arti mural në mbështetje të Palestinës

Një hetim për krime të mundshme të urrejtjes ka nisur kundër artit mural me mbishkrime anti-izraelite në mbështetje të Palestinës, të pikturuara në muret e një universiteti në Maine, shteti më verilindor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1639338
SHBA – Hetim për krime të urrejtjes kundër një arti mural në mbështetje të Palestinës

Sipas raporteve në mediat lokale, në muret e kampusit të Kolegjit “Bates”, në qytetin Lewiston të shtetit Maine, janë shkruar me shkumës mbishkrime si “Izraeli vret civilë të pafajshëm”, “Ndalni spastrimin etnik” dhe “Liri Palestinës”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të këtij shteti filloi një hedhim për një lidhje të mundshme të ngjarjes me krimet e urrejtjes.

Disa studentë në kampus i shpërndanë në mediat sociale fotografitë e këtyre mbishkrimeve, ndërsa disa të tjerë komentuan se ato kritikojnë kolonizimin (e territoreve palestineze nga Izraeli) dhe s'kanë të bëjnë aspak me antisemitizmin.

Nga ana tjetër, mësohet se zyrtarët e Kolegjit “Bates” u kanë dërguar studentëve posta elektronike, ku ata shprehnin shqetësimin e tyre rreth ndikimit të gjuhës së përdorur në artin mural veçanërisht mbi anëtarët e komunitetit hebre në kampus.



Lajme të ngjashme