Imazhet ku Izraeli bombardon vendbanimet civile në Rripin e Gazës

Janë bërë publike imazhet e sulmit ajror që ushtria izraelite, e cila vazhdon të godasë civilët në Rripin e Gazës, ndërmori përgjatë tërë natës së kaluar në pika ndryshme të rajonit.

1639362
Imazhet ku Izraeli bombardon vendbanimet civile në Rripin e Gazës
israil sivil yerlesimlere bomba.jpg
israil sivil yerlesimlere bomba1.jpg

Pamjet paraqesin ushtrinë izraelite duke vendosur raketa në avionë luftarakë dhe duke shënjuar vendbanimet civile të Gazës.

Në sulmin e fundit, aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan rëndë disa pika dhe një punishte hekuri në lagjen “Zeitoun” të qytetit.

Ushtria izraelite kreu sulme intensive të njëkohshme nga toka, ajri dhe deti në pjesën veriore të Rripit të Gazës nën bllokadë që në orët e para të natës.

Që nga data 10 maj e këtej, sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës kanë martirizuar 119 palestinezë, përfshi këtu 28 fëmijë e 15 gra, si dhe kanë lënë të plagosur 621 persona të tjerë.



Lajme të ngjashme