OKB paralajmëron ‘luftë në shkallë të plotë’ në Lindjen e Mesme

Izraeli dhe Palestina po shkojnë drejt një lufte në shkallë të plotë, paralajmëroi të martën i Dërguari Special i OKB-së, Ton Wennesland për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

1638249
OKB paralajmëron ‘luftë në shkallë të plotë’ në Lindjen e Mesme
Aqsa afp.jpg

Izraeli dhe Palestina po shkojnë drejt një lufte në shkallë të plotë, paralajmëroi të martën i Dërguari Special i OKB-së, Ton Wennesland për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

"Ndaloni zjarrin menjëherë. Ne po shkojmë drejt një lufte në shkallë të plotë. Të gjitha palët duhet të marrin përgjegjësinë e uljes së tensionit," shkroi Tor Wennesland në Twitter.

"Kostoja e luftës në Gaza është shkatërruese dhe po paguhet nga njerëzit e zakonshëm. OKB po punon me të gjitha palët për të rivendosur qetësinë. Ndaloni dhunën tani," tha ai.

Paralajmërimi i të Dërguarit Special të OKB-së erdhi pasi aeroplanët luftarakë izraelitë filluan sulmet të hënën vonë në Rripin e Gazës në një ofensivë të ushtrisë të quajtur operacioni “Ruajtësit e Murit.

Numri i vdekjeve të palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i ofensivës në Rripin e Gazës është rritur në 35, duke përfshirë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë.

Ministria tha të martën se numri i plagosurve është rritur në 203.

Situata është tensionuar për shkak të dëbimit me forcë të palestinezëve që jetojnë në lagjen Sheikh Jarrah të Jerusalemit Lindor nga policia izraelite, pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimet e familjeve palestineze. Policia izraelite e përshkallëzon edhe më shumë tensionin duke sulmuar palestinezët që duan të falen në Xhaminë al-Aksa në qytetin e shenjtë.

Izraeli e pushtoi Jerusalemin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në 1980 - një veprim që nuk është njohur asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar.

 


Lajme të ngjashme