Netanyahu dhe Gantz përshkallëzojnë tensionin, thonë se ky është vetëm fillimi

Ndërkohë që vazhdojnë sulmet e policisë izraelite ndaj palestinezëve, Kryeministri Bnyamin Netanyahu, me deklaratat e tij vazhdon të përshkallëzojë tensionin

1638286
Netanyahu dhe Gantz përshkallëzojnë tensionin, thonë se ky është vetëm fillimi

Ndërkohë që vazhdojnë sulmet e policisë izraelite ndaj palestinezëve, Kryeministri Benyamin Netanyahu, me deklaratat e tij vazhdon të përshkallëzojë tensionin.

 

“Ne jemi në mes të një lufte dhe do të vazhdojmë të sulmojmë me të gjitha forcat tona", tha ai.

Benyamin Netanyahu zhvilloi një takim me zyrtarët ushtarakë, përfshi edhe Ministrin e Mbrojtjes Benny Gantz dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Aviv Kochavi.

Kryeministri i Izraelit me fjalët: "Ata do të paguajnë një çmim madh", tha se kanë marrë në shënjestër Hamasin, i cili iu përgjigj persekutimit izraelit me sulme raketa dhe tha se "lufta" do të zgjasë.

Ai tha: "Ne do të sigurojmë sigurinë e popullit izraelit” dhe shtoi se ata do të rrisin dhunën dhe shpejtësinë e sulmeve.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz tha se sulmet e deritanishme në Gaza janë "vetëm fillimi".

Grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës, pas skadimit të afatit të dhënë policisë izraelite për t'u tërhequr nga xhamia Al-Aksa dhe Lagjja Sheik Jerrah në Jerusalemin Lindor të pushtuar, kur kjo nuk ndodhi, qëlluan në drejtim të Izraelit me shumë raketa dhe 5 izraelitët humbën jetën.

Pas kësaj, ushtria izraelite njoftoi se një operacion ushtarak kundër Rripit të Gazës i quajtur "Garda e Mureve".

 


Lajme të ngjashme