Venezuela dhe Meksika reagojnë kundër sulmeve të Izraelit

Zv.ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Meksikës kanë reaguar ashpër ndaj sulmeve të Izraelit në Xhaminë Al-Aksa dhe Gazë.

1637767
Venezuela dhe Meksika reagojnë kundër sulmeve të Izraelit

Zëvendësministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil postoi një mesazh në llogarinë e tij zyrtare në Twitter për të dënuar sulmet ajrore të Izraelit në Gazë dhe Xhaminë Al-Aksa.

“Ata që e shpallin veten mbrojtës të të drejtave të njeriut kur bëhet fjalë për të sulmuar demokracitë e njerëzve, thjesht heshtin përpara gjenocidit! Le të ndalet masakra tani!!", shkruan Gil në postimin e tij, të cilin e shoqëron edhe me fotografi nga sulmet ajrore të Izraelit ne Gazë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Meksikës lëshoi një mesazh përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter për të shprehur shqetësimin e saj të rëndë në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në rajon.

"Meksika shpreh shqetësimin e saj të madh në lidhje me përshkallëzimin e dhunës që po përjetohet sot në Jerusalem dhe Gazë, si dhe në vende të tjera, dhe bën thirrje për frenim nga të gjitha palët dhe për të shmangur dëmtimet e mëtejshme të popullatës civile."

 


Lajme të ngjashme