Pakistani mbështet thirrjen e Turqisë për Palestinën

Ne i japim mbështetje të plotë thirrjes së Turqisë për diskutimin e situatës në Palestinë nga Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe OKB-ja në një mbledhje të posaçme, shkruan në Twitter ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit, Shah Mahmud Kureshi.

1638049
Pakistani mbështet thirrjen e Turqisë për Palestinën

Ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit, Shah Mahmud Kureshi tha se vendi e mbështet plotësisht thirrjen e Turqisë drejtuar Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) për të mbajtur mbledhje në lidhje me situatën aktuale në Palestinë.

Në një postim që ka bërë në Twitter, Kureshi njofton se ai zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), me të cilin ka biseduar për dhunën në rritje dhe situatën mbytëse në Palestinë.

Ne i japim mbështetje të plotë thirrjes së Turqisë për mbledhjen e OBI-t dhe OKB-së për të diskutuar situatën aktuale në Palestinë. Është absolutisht e papranueshme sulmimi i Xhamisë Al-Aksa, e cila është kibla e parë e Islamit, vrasja e fëmijëve dhe nxjerrja e palestinezëve me forcë nga shtëpitë e tyre, shkruan kryediplomati pakistanez në mesazhin e tij.

Kurse në një deklaratë që bëri për gazetarët në kryeqytetin e vendit, Islamadab, Kureshi i dënoi me forcë sulmet e Izraelit ndaj popullit të pafajshëm dhe të paarmatosur të Palestinës.

Kureshi i bëri apel shoqërisë ndërkombëtare që të bëjë më shumë përpjekje për të ndaluar tiraninë izraelite ndaj palestinezëve dhe nxjerrjen e tyre me forcë nga shtëpitë.

 


Lajme të ngjashme