OBI: Brutaliteti i Izraelit në Jerusalem, një krim lufte që kërkon ndjekje penale

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OIC/OBI) deklaroi se brutaliteti i Izraelit në Jerusalem është një krim lufte që kërkon ndjekje penale.

1637517
OBI: Brutaliteti i Izraelit në Jerusalem, një krim lufte që kërkon ndjekje penale

Komisioni i Pavarur i Përhershëm i të Drejtave të Njeriut, një organ i OBI-t, dënoi përmes një komunikate të shkruar përdorimin e forcës dhe brutalitetin gjatë ramazanit kundër palestinezëve që luteshin në Xhaminë Al-Aksa, në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

“Rritja e mizorive të Izraelit kundër popullit palestinez gjatë evakuimit të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor, është një krim lufte që kërkon ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve. Kjo është një shkelje serioze e lirive fetare”, thuhet në komunikatën e sipërcituar.

“Jerusalemi Lindor është një pjesë e pandashme, integrale e territoreve të pushtuara palestineze dhe Izraeli s'mund të vërë dorë mbi ndonjë pjesë të tij me masa detyruese”, thekson komunikata, e cila gjithashtu u bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare që “të bëjnë presion ndaj Izraelit për të hequr dorë nga abuzimet e tij çnjerëzore dhe për të marrë masa konkrete për të zgjidhur këtë konflikt në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të drejtë”.

Jerusalemi Lindor i okupuar është skenë e ditëve të tensionuara për shkak të kërcënimit për evakuim të imponuar të banorëve palestinezë të lagjes “Sheikh Jarrah”.

Sulmet e policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa po përshkallëzojnë gjithashtu tensionin në qytetin e shenjtë.



Lajme të ngjashme