Iran – Zarif do të dëshmojë para deputetëve për kasetën

Sipas agjencisë së lajmeve “Tesnim”, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif është thirrur nga Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme për kasetën që ka trazuar politikën e vendit.

1636031
Iran – Zarif do të dëshmojë para deputetëve për kasetën

Ministri i Jashtëm iranian, Mumammed Javad Zarif do t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në Parlament në lidhje me një kasetë, ku ai kritikon ish-Komandantin e Forcave të Kudsit (Jerusalem), Qassem Soleimani, dhe që shkaktoi një reagim të madh në politikën e vendit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit “Tesnim”, ministri Zarif të dielën, më 9 maj, do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, për shkak të deklaratave të tij në një reportazh konfidencial që ka dalë në media.

Bëhet e ditur se Zarif do të bëjë deklarata në lidhje me kritikat që i drejtohen atij në lidhje me kasetën dhe do t'u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të komisionit parlamentar.

 


Lajme të ngjashme