Anijet italiane të peshkimit shkelin ujërat territoriale të Libisë

Kapiteni i një anije peshkimi u plagos kur peshkatarët italianë që peshkonin në brigjet e Libisë u qëlluan nga Rojet Bregdetare Libiane.

1635900

Tre anije peshkimi të regjistruara në Mazara del Vallo, Siçili, u qëlluan nga forcat e Rojës Bregdetare Libiane ndërsa gjuanin 75 milje larg bregut në verilindje të kryeqytetit Tripoli, njoftoi kanali italian “Rainews24”.

Giuseppe Giacalone, kapiteni i anijes së peshkimit "Aliseo", pësoi lëndime të lehta në krah.

Ndihma e parë ndaj kapitenit të plagosur u krye nga personeli në bordin e fregatës “Libeccio” të marinës italiane.

Ndërkohë, partitë politike të përfaqësuara në parlamentin italian reaguan ndaj incidentit, duke kërkuar që ministri i Jashtëm Luigi Di Maio dhe qeveria të sqarojnë çështjen.

Lajme të ngjashme