PKK sulmon forcat peshmerge në Erbil të Irakut

Organizata separatiste terroriste PKK sulmoi forcat peshmerge të administratës rajonale kurdë në veri të Irakut (KRG) në qytetin Erbil.

1635116
PKK sulmon forcat peshmerge në Erbil të Irakut

Organizata separatiste terroriste PKK sulmoi forcat peshmerge të administratës rajonale kurdë në veri të Irakut (KRG) në qytetin Erbil.

Sipas lajmit që përcjell një shtëpi mediatike me seli në Erbil, organizata terroriste PKK sulmoi forcat peshmerge në vendbanimin Sidekan të nënprefekturës Soran të Erbilit.

Komandanti i forcave peshmerge Behrem Arif Yasin, në një deklaratë të bërë në lidhje me rastin tha se PKK-ja sulmoi një pikë kontrolli të peshmergeve në Sidekan dhe se në këtë sulm nuk pati të vrarë dhe të plagosur.

Një pajisje shpërthyese e vendosur nga PKK në rrugë në një zonë në vendbanimin Sidekan më 12 mars shpërtheu gjatë kalimit të automjetit të peshmergeve. Në këtë sulm humbi jetën një peshmerge, ndërsa u plagos një tjetër.



Lajme të ngjashme