Libia: Nuk jemi dakord me Greqinë për marrëveshjen detare me Turqinë

Kryeministri libian Abdul Hamid Dbeibé tha se mes vendit të tij dhe Greqisë ka mosmarrëveshje për "Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Kufizimin e Juridiksioneve Detare" që është nënshkruar me Turqinë.

1634968
Libia: Nuk jemi dakord me Greqinë për marrëveshjen detare me Turqinë

Në një intervistë për rrjetin “Al Jazeera” me seli në Katar, Abdul Hamid Dbeibé vlerësoi zhvillimet e fundit në krizën libiane.

Dbeibé, i cili u pyet se çfarë mendon për Memorandumin e Mirëkuptimit për Kufizimin e Juridiksioneve Detare, që është nënshkruar midis Turqisë dhe Libisë më 27 nëntor 2019 dhe i kundërshtuar nga Greqia, vuri në dukje se ata do t'i përmbahen memorandumit, dhe shtoi:

“Ne nuk kemi të njëjtin mendim me Greqinë për marrëveshjen detare midis Libisë dhe Turqisë. Ne nuk do ta braktisim këtë marrëveshje që u shërben interesave të libianëve".

 


Lajme të ngjashme