Kirgizia kalon në sistemin presidencial

Presidenti i Kirgizisë, Sadyr Zhaparov miratoi kushtetutën e re që parashikon kalimin nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial.

1634452
Kirgizia kalon në sistemin presidencial

Sipas komunikatës së lëshuar nga Qendra e Shtypit e Presidencës, Zhaparov nënshkroi në një ceremoni, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e organeve ekzekutive, ligjbërëse dhe gjyqësorit, ligjin që parashikon hyrjen në fuqi të kushtetutës së re të pranuar me referendumin e 11 prillit.

Me hyrjen në fuqi të kushtetutës së re, Kirgizia kaloi në sistemin presidencial, duke hequr dorë nga sistemi parlamentar, i cili është zbatuar në këtë vend që nga 2010.

Në sistemin e ri, ministrat, zyrtarët e lartë publikë dhe prefektët (guvernatorët) do të emërohen nga presidenti.

Gjithashtu në vend do të krijohet edhe një institucion i ri i quajtur "Kongresi Popullor", i cili do të marrë vendime rekomanduese.

Në referendumin e 11 prillit 79,7% e popullit kirgiz votuan në favor të kalimit në sistemin presidencial.



Lajme të ngjashme