Jerusalem - Mënyra e ndalimit të adoleshentit palestinez rikujton ngjarjen e George Floyd në SHBA

Palestinezët kanë protestuar ndaj planit të qeverisë izraelite për të dëbuar me forcë disa familje nga shtëpitë e tyre në Lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor.

1634421
Jerusalem - Mënyra e ndalimit të adoleshentit palestinez rikujton ngjarjen e George Floyd në SHBA

Mënyra e ndalimit të një adoleshenti palestinezJerusalemin Lindor nga ana e policisë izraelite rikujtoi incidentin e "George Floyd"Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Palestinezët kanë protestuar ndaj planit të qeverisë izraelite për të dëbuar me forcë disa familje nga shtëpitë e tyre në Lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor.

Krahas anëtarëve të familjeve, të cilat u kërcënuan me dëbim nga shtëpitë e tyre në protesta morën dhe shumë palestinezë të tjerë banorë të Jerusalemit Lindor.

Ndërsa tensionet u rritën në zonë, policia izraelite spërkati me topa uji mbi demonstruesit nga një automjet për ndërhyrje ndaj ngjarjeve shoqërore.

Ndalimi nga policia izraelite i një adoleshenti palestinez të quajtur Omar Al-Khatib rikujtoi incidentin e "George Floyd" në SHBA.

Një polic izraelit që rrëzoi adoleshentin palestinez në tokë shkeli në qafën e Hatib me gju.

Gjatë ndalimit, Hatib u dëgjua duke i thënë policisë Izraelite, "Unë nuk mund të marr frymë, ju po më mbytni."

George Floyd, 46-vjeç, një afro-amerikan nga Minneapolis të Minesota, u lut për minuta të tëra "të merrte frymë" ndërsa oficeri i policisë Derek Chauvin shtypi gjurin në qafën e tij për 9 minuta dhe 29 sekonda ndërsa po ndalohej nën dyshimin e mashtrimit më 25 maj 2020.



Lajme të ngjashme