Policia izraelite plagosi disa palestinezë në lagjen "Sheikh Jarrah" të Jerusalemit

Policia izraelite dhe kolonët hebrenj sulmuan banorët e lagjes "Sheikh Jarrah" në Jerusalemin Lindor.

1633513
Policia izraelite plagosi disa palestinezë në lagjen "Sheikh Jarrah" të Jerusalemit

Policia izraelite dhe kolonët hebrenj sulmuan banorët e lagjes "Sheikh Jarrah" në Jerusalemin Lindor.

Sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, 10 shtetas palestinezë u plagosën gjatë përleshjes me forcat pushtuese, tre prej të cilëve u shtruan në spital.

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite hodhën ujë të ndotur në shtëpitë palestineze në lagjen "Sheikh Jarrah", ndërsa kolonët e paligjshëm hebrenj sulmuan banorët e lagjes.

Policia izraelite arrestoi disa palestinezë që u solidarizuan me banorët e lagjes, thanë dëshmitarët okular, por nuk dhanë informacione mbi numrin e personave të ndaluar.

 


Lajme të ngjashme