SHBA – Blinken: Kina i ka rritur ndjeshëm veprimet e saj agresive

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi të dielën se Kina i ka rritur ndjeshëm sjelljet/veprimet e saj agresive.

1632985
SHBA – Blinken: Kina i ka rritur ndjeshëm veprimet e saj agresive

Komenti në fjalë i shefit të diplomacisë amerikane erdhi gjatë një intervistë të transmetuar në kanalin “CBS”, ku ai vlerësoi marrëdhëniet Uashington-Pekin.

Pasi sqaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan ta mbajnë Kinën nën presion, por njëherësh s'mund ta lejojnë atë që të dëmtojë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, Blinken theksoi se një përballje ushtarake nuk do të ishte në interesin e asnjërit prej dy vendeve.

Blinken vuri në pah se gjatë bisedës së parë telefonike dyorëshe ndërmjet Presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, në muajin shkurt, u diskutuan një numër i madh çështjesh.

“Biden e bëri të qartë se ne jemi seriozisht të shqetësuar për aktivitetet e Kinës në shumë fusha, përfshi këtu hapësirën ekonomike dhe vjedhjen e pronës intelektuale”, u shpreh sekretari Blinken duke potencuar gjithashtu se SHBA-ja nuk e ka luksin e mosinteresimit me Kinën.



Lajme të ngjashme