Martirizohet një 60-vjeçare palestineze e plagosur gjatë protestave kundër shkeljeve të Izraelit

Dhjetëra palestinezë në Gazë protestuan të dielën shkeljet e Izraelit në lagjen “Sheikh Jarrah” të Jerusalemit Lindor nën pushtim.

1632766
Martirizohet një 60-vjeçare palestineze e plagosur gjatë protestave kundër shkeljeve të Izraelit

Në protestën e organizuar nga Unioni i Forcave Kombëtare dhe Islame, shoqatë që bashkon pothuajse të gjitha grupet palestineze në Rripin e Gazës, u përcollën mesazhe solidariteti për banorët e lagjes “Sheikh Jarrah” të Jerusalemit dhe për Xhaminë Al-Aksa, që bëhen shpeshherë objekt i sulmeve të Izraelit.

Protestuesit ngritën pankarta me mbishkrime kundër shkeljeve izraelite dhe hodhën slogane në mbështetje të banorëve të Jerusalemit.

Ahmad al-Mudallal, lider i Lëvizjes Xhihadi Islam, deklaroi gjatë fjalës së rastit në këtë protestë së populli palestinez është revoltuar për të hedhur poshtë shkeljet e Izraelit në dëm të banorëve të lagjes “Sheikh Jarrah” dhe për të mbështetur qytetin e Jerusalemit të okupuar.

Duke theksuar se nuk do të heshtin kurrë ndaj shkeljeve izraelite, Al-Mudallal u bëri thirrje për “kryengritje ndaj armikut” të gjithë palestinezëve në vijën e kontaktit me Izraelit.

Nga ana tjetër, policia izraelite ndërhyri me bomba zhurmuese ndaj manifestuesve që protestonin kundër dëbimit të familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen “Sheikh Jarrah” të Jerusalemit.

Dëshmitarët okularë thanë se bomba zhurmuese e hedhur nga forcat izraelite mbi demonstruesit e shumtë goditi dorën e një të riu palestinez.

Kurse Gjykata Qendrore e Izraelit vendosi më 2 maj për të shtyrë 4 ditë evakuimin e 7 familjeve palestineze në lagjen “Sheikh Jarrah” nga shtëpitë e tyre në favor të kolonëve hebrenj, një vendim ky në fuqi që prej fillimit të këtij viti, pas dështimit të negociatave mes palëve për të rënë dakord.

Ndërkaq, është martirizuar edhe 60-vjeçarja Rehab Mohammed Musa Zalul, e cila u plagos rëndë mëngjesin e së dielës nga një ushtar izraelit që e qëlloi atë për gjoja përpjekjen për një sulm me thikë pranë qytetit të pushtuar të Betlehemit, në Bregun Perëndimor.



Lajme të ngjashme