Abbas nxjerr dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve, reagon Hamasi

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka nxjerrë një dekret lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme që ishin planifikuar të mbahen më 22 maj.

1631993
Abbas nxjerr dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve, reagon Hamasi
mahmud abbas.jpg
gazze protesto.jpg

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka nxjerrë një dekret lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme që ishin planifikuar të mbahen më 22 maj.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, dekreti është nxjerrë për shkak të pengesës së Izraelit për mbajtjen e zgjedhjeve në Jerusalem (Kuds) dhe në përputhje me vendimin e marrë në takimin e liderëve palestinezë që u zhvillua në Ramallah.

Drejtori i Zyrës së Politike të Hamasit, Ismail Haniyye ka thënë se vendimi, të cilin ai e cilësoi si “zhgënjyes”, nuk ka ndonjë motiv të besueshëm.

"Nëse vullneti palestinez hipotekohet nga vendimet e Izraelit, ju nuk mund të luftoni politikisht në terren kundër Izraelit dhe nëse i qëndroni besnik protokolleve të Marrëveshjes së Oslos kjo do të thotë shtyrje e zgjedhjeve, anulim i zgjedhjeve dhe konfiskim i të drejtës politike të palestinezëve. Ne si Hamas themi se zgjedhjet duhet të mbahen në Jerusalem. Për ne, pa Jerusalemin nuk ka asnjë kuptim as shteti, e as Palestina”, tha Haniyye, duke shtuar se mosmarrëveshja në pikëpamje (mes grupeve palestineze) nuk ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve në Jerusalem (Kuds), por me mbështetjen në vendimin e Izraelit për fatin e Palestinës për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërkaq në Rripin e Gazës u mbajt një marshim proteste për të mbështetur palestinezët në Jerusalem kundër shkeljeve të Izraelit dhe për të protestuar vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve palestineze.

Abbas në një deklaratë që bëri pas takimit të liderëve palestinezë ,që u mbajt më 29 prill në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim, njoftoi shtyrjen e zgjedhjeve në Palestinë, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin më 22 maj deri sa të lejohet që në zgjedhje të marrin pjesë edhe palestinezët që jetojnë në Jerusalemin Lindor që mbahet i pushtuar nga Izraeli.

Më 15 janar Abbas kishte nënshkruar dekretin që parashikonte mbajtjen pas një periudhe 15-vjeçare të zgjedhjeve në territoret palestineze nën okupim dhe bllokadën izraelite.

Në dekret parashikohej që më 22 maj të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, më 31 korrik zgjedhjet presidenciale dhe më 31 gusht zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Palestinës.

 


Lajme të ngjashme