Siri – Pavarësisht marrëveshjes YPG/PKK-ja refuzon të largohet nga lagjja e pushtuar në Kamishli

Organizata terroriste YPG/PKK pavarësisht një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia po refuzon të tërhiqet nga lagja Thai, të cilën e ka pushtuar në rrethin Kamishli të Sirisë në përleshjet me forcat besnike të regjimit të Asadit.

1629200

Më 20-25 prill, qendra e rrethit Kamishli ishte skena e përplasjeve të dhunshme midis terroristëve të YPG/PKK-së dhe milicisë së armatosur "Difa Al-Vatani (Siguria Kombëtare)" e regjimit të Asadit.

Në përleshjet që vranë dhe plagosën dhjetëra njerëz në të dy anët terroristët e YPG/PKK-së arritën të marrin nën kontroll lagjen Thai, e cila kontrollohej nga forcat e regjimit.

Gjatë kësaj kohe, forcat e regjimit të Asadit u përpoqën të rimarrin kontrollin e lagjes, duke përshkallëzuar luftimet, ndërsa banorët u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Rusia edhe një herë ka ndërmjetësuar për të qetësuar konfliktin midis palëve që drejtojnë qendrën e qytetit së bashku.

Sipas burimeve lokale, komandantët e lartë rusë në krye të rajoneve në lindje të Eufratit u takuan me përfaqësuesit e palëve në konflikt në aeroportin Kamishli më 25 prill.

Gjatë takimit është rënë dakord që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga lagja Thai dhe t'i zëvendësohen me forcat e policisë së regjimit.

Në përgjigje, të dy palët ranë dakord që forcat Difa Al-Vatani të regjimit të Asadit nuk do të lejohen të hyjnë në lagje.

Pas marrëveshjes, Rusia dhe forcat e regjimit i dhanë YPG/PKK-së një ditë afat për t'u tërhequr nga lagja Thai, por organizata terroriste ende refuzon të tërhiqet nga lagjja, pavarësisht skadimit të afatit.

Lajme të ngjashme