IOM: 172 emigrantë të vdekur si pasojë e mbytjes së 3 anijeve në Mesdhe

"Gjatë tre ditëve të fundit, ne kemi marrë raporte se të paktën tre anije janë fundosur në Mesdheun Qendror", theksoi zëdhënësja e IOM-it, Safa Msehli në një konferencë për media të OKB-së.

1627095
IOM: 172 emigrantë të vdekur si pasojë e mbytjes së 3 anijeve në Mesdhe

Të paktën 172 persona e kanë humbur jetën në tre përmbytje të ndryshme anijesh në Detin Mesdhe, njoftoi të premten Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

"Gjatë tre ditëve të fundit, ne kemi marrë raporte për të paktën tre anije të fundosura në Mesdheun Qendror", theksoi zëdhënësja e IOM-it, Safa Msehli në një konferencë për media të OKB-së.

Në njërën nga anijet në bord ndodheshin 130 persona, në të dytën dy ndërsa në anijen e tretë 40 persona për të cilët besohet se ishin zhdukur.

"Kjo në të vërtetë bën që numri i të vdekurve vetëm në Mesdheun Qendror të jetë 500 persona, që është pothuajse tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar", tha Msehli.



Lajme të ngjashme