Zbulohen vaksina të rreme në Meksikë dhe Poloni të kompanisë “Pfizer-BioNTech”

Etiketat e rreme u gjetën në shishet e vaksinave të kapura në Meksikë, ndërsa vaksinat e rreme kundër Covid-19 në Poloni përmbanin agjentë kundër rrudhave, raportoi “Wall Street Journal”.

1626324
Zbulohen vaksina të rreme në Meksikë dhe Poloni të kompanisë “Pfizer-BioNTech”

Është zbuluar se vaksina kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) e zhvilluar nga kompania farmaceutike “Pfizer” me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe kompania gjermane “BioNTech” të jetë falsifikuar në Meksikë dhe Poloni.

Etiketat e rreme u gjetën në shishet e vaksinave të kapura në Meksikë, ndërsa vaksinat e rreme kundër Covid-19 në Poloni përmbanin agjentë kundër rrudhave, raportoi “Wall Street Journal”.

Rreth 80 njerëzve iu dhanë vaksina të rreme në një klinikë në Meksikë për më shumë se 1.000 dollarë një dozë dhe shishet e vaksinave që përmbajnë vetëm ujë të pastruar u sekuestruan ndërsa ruheshin në një frigorifer për piknik, thuhet në lajm.

Shefi i Sigurisë së kompanisë “Pfizer”, Lev Kubiak vlerësoi se në një mjedis ku e gjithë bota ka nevojë për vaksinën Covid-19 dhe ka furnizim shumë të kufizuar, ekziston një mundësi e shkëlqyer për kriminelët.

Kubiak paralajmëroi që versioni i rremë i vaksinës mund të përkeqësohet.

"Tani për tani, konsumatorët janë të dëshpëruar për vaksinat dhe prandaj mashtrohen lehtësisht", tha ai.

Dhjetëra faqe në internet që tregtojnë vaksina të rreme janë mbyllur gjithashtu në Meksikë dhe disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të Interpolit, mijëra doza të vaksinës së rreme antiCovid u kapën në Kinë dhe Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe dhjetëra njerëz u arrestuan, bëhet e ditur në lajmin e gazetës “Wall Street Journal”.

 


Lajme të ngjashme