Rusia nis tërheqjen në pozicionet e përhershme të trupave nga kufiri me Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi të enjten fillimin e tërheqjes së trupave të saj nga kufiri me Ukrainën pasi u ka dhënë fund stërvitjeve të njësive ushtarake jugore e perëndimore.

1626691
Rusia nis tërheqjen në pozicionet e përhershme të trupave nga kufiri me Ukrainën

Pas një kontrolli të befasishëm të gatishmërisë luftarake, ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, deklaroi përfundimin e stërvitjes ushtarake në zonë dhe urdhëroi trupat ruse të ktheheshin në bazat e tyre të përhershme.

“Synimet e kontrollit të befasishëm u arritën plotësisht. Trupat demonstruan aftësinë për të siguruar mbrojtje të besueshme të vendit. Në këtë kontekst, unë kam vendosur të përmbyllë aktivitetet e inspektimit në qarqet ushtarake jugore dhe perëndimore”, theksoi Shoygu duke ndjekur nga afër manovrat në Detin e Zi.

“Megjithatë Rusia do të ndjekë nga afër transferimin e trupave të NATO-s për stërvitjen ushtarake «Defender Europe 2021» jo shumë larg kufirit jugor të Rusisë”, shtoi ai.

Pasi tërhoqi vëmendjen se aktivitetet ushtarake të bllokut të NATO-s po rriten ndjeshëm në rajon (Deti i Zi), shefi i mbrojtjes ruse potencoi se aktivitetet e inteligjencës po forcohen dhe intensiteti i aktiviteteve të stërvitjeve operative po rritet.

“Ne po monitorojmë nga afër vendosjen e trupave të Aleancës në zonën e stërvitjes së ardhshme «Defender Europe 2021». Në Poloni, Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari janë krijuar qendra koordinimi për të siguruar takimin e trupave dhe dërgesave të NATO-s”, tha Shoygu duke shtuar se armët, ushtria dhe pajisjet speciale po grumbullohen në portet greke.

Ai urdhëroi forcat e armatosura të vazhdojnë monitorimin e zonës së stërvitjes “Defender Europe 2021”.



Lajme të ngjashme