Egjipti gati të lirojë anëtarët e arrestuar të Shoqatës së Vëllezërve Myslimanë

Gjyqësori egjiptian ka vendosur të lirojë dhjetëra të arrestuar, anëtarë të Shoqatës së Vëllezërve Myslimanë, në qytetin verior të Aleksandrisë.

1626347
Egjipti gati të lirojë anëtarët e arrestuar të Shoqatës së Vëllezërve Myslimanë

Siç bën të ditur një anëtar i Vëllezërve Myslimanë nën mbrojtjen e anonimatit, bazuar në burime shumë të besueshme, të arrestuarit në fjalë nuk janë liruar ende, por situata do të qartësohet gjatë orëve në vijim, nëse do të merret një vendim i dytë për të vazhduar paraburgimin e tyre për shkak të çështjeve gjyqësore të tjera apo nëse ata do të lirohen plotësisht.

Asnjë deklaratë nuk është bërë ende nga autoritetet zyrtare egjiptiane për këtë çështje.

Të martën, Ministria e Punëve të Brendshme të Egjiptit njoftoi se 1 mijë e 686 të burgosur ishin liruar me një dekret presidencial për amnisti me rastin e muajit të ramazanit.

Administrata egjiptiane e shpalli Shoqatën e Vëllezërve Myslimanë si një organizatë të ndaluar dhe terroriste në dhjetor 2013, rreth 6 muaj pas puçit ushtarak të korrikut në vend.



Lajme të ngjashme