Azerbajxhan – Ushtarët armenë hapin zjarr kundër rojave kufitare azerbajxhanase dhe ruse

Ushtarët armenë hapën zjarr ndaj trupave azerbajxhanase dhe ruse me mision në kufirin e Azerbajxhanit.

1626470
Azerbajxhan – Ushtarët armenë hapin zjarr kundër rojave kufitare azerbajxhanase dhe ruse

Komanda e Shërbimeve të Kufirit Shtetëror të Azerbajxhanit raportoi përmes një komunikate të shkruar se pas vizitës së Kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, në rajonin Zangezur të mërkurën, ushtarët armenë kryen veprime provokuese në kufi.

Ajo theksoi se ushtarët armenë qëlluan mbi pozicionet e rojave kufitare të Azerbajxhanit në fshatin Sayitler të distriktit Zangilan dhe rojave kufitare ruse me mision në anën armene.

Gjithashtu deklarata vuri në pah se rojat kufitare ruse u kërkuan ushtarëve azerbajxhanas të mos reagonin ndaj incidentit duke thënë se ushtarët armenë që hapën zjarr ishin të dehur, dhe se ushtarët azerbajxhanas nuk u kundërpërgjigjën me kërkesën e palës ruse.

“Trupat ruse i larguan ushtarët armenë nga zona menjëherë pas incidentit”, shtoi ajo.

Burime lokale raportuan se të njëjtën ditë, një grup armen që shkoi me rreth 40 automjete në kufi, në drejtim të fshatit Shurnuh të distriktit Qubadli, hodhi slogane kundër Azerbajxhanit.

Komanda e Shërbimeve të Kufirit Shtetëror të Azerbajxhanit paralajmëroi se do të kundërpërgjigjën në mënyrën më të ashpër të mundshme nëse provokime të tilla ndodhin përsëri.



Lajme të ngjashme