“El Periodico”: Dronët e armatosur turq po pushtojnë botën

Gazeta spanjolle “El Periodico” ka raportuar gjerësisht për suksesin e dronëve të armatosur turq.

1624849
“El Periodico”: Dronët e armatosur turq po pushtojnë botën

Gazeta spanjolle “El Periodico” ka raportuar gjerësisht për suksesin e dronëve të armatosur turq.

"Dronët e armatosur turq po pushtojnë botën. Dronët e armatosur të Forcave të Armatosura Turke ndryshuan natyrën e luftës. Diamanti në kurorën e ushtrisë turke", janë disa nga shprehje që përdorë gazeta në lajmin e saj për dronët turq.

Dronët e Forcave të Armatosura Turke, të cilët shkruan epope në Siri, Libi dhe Azerbajxhan, nuk po bien nga rendi i ditës së shtypit botëror.

Gazeta spanjolle “El Periódico” raportoi gjerësisht për suksesin e dronit të armatosur “Bayraktar TB-2”.

Në artikullin e gazetës shkruhet se dronët e armatosur kanë shkëlqyer në konfliktet në Siri, Libi dhe Karabakun Malor, ndërsa i krahasuan ata me 'diamante në kurorën e ushtrisë turke'.

Gazeta spanjolle, e cila raportoi se ofensiva e regjimit të AsaditIdlib në Siri ishte ndaluar nga dronët e armatosur turq, tha se brenda disa ditësh, sistemet e mbrojtëse ajrore të prodhuara nga Rusia, si dhe shumë tanke që i përkisnin regjimit të Asadit, ishin neutralizuar.

"Për shkak të ndërhyrjes së ushtrisë turke në fillim të marsit, pandemisë së Covid-19 dhe krizës ekonomike kanë heshtur armët në Siri," shkruhet në lajm.

Michael Tanchum, profesor në Universitetin Navarra në Spanjë deklaroi:

"Përdorimi efektiv nga ana e Turqisë të dronëve të armatosur ndryshoi natyrën e luftës. Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me dronët. Ata janë shumë efektiv sepse janë plot me sisteme të sofistikuara elektronike që shumë vende nuk mund t'i përballojnë. Për më tepër, shumë vende nuk kanë personel të trajnuar sa duhet për t’i përdorur këto sisteme".

Gazeta në lajmin e saj gjithashtu bën të ditur se Qeveria e Unitetit Kombëtar, përfaqësuesi legjitim i Libisë në Kombet e Bashkuara (OKB), falë dronëve të armatosura turke ndaloi avancimin e milicisë së Halife Haftar, që sulmuan kryeqytetin Tripoli, duke mundësuar më pas një kundërsulm të qeverisë legjitime.

Më në fund, gazeta njoftoi se dronët e armatosur turq i sollën Azerbajxhanit fitoren në luftën me Armeninë në Karabakun Malor (në shtator të vitit të kaluar).

 


Lajme të ngjashme