Trump i kënaqur me vendimin e Biden për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump tha se ai e konsideron "të mrekullueshëm dhe pozitiv" vendimin e administratës Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

1623855
Trump i kënaqur me vendimin e Biden për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Në një deklaratë me shkrim në lidhje me procesin e tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Afganistani, Trump bën këtë vlerësim:

"Dalja nga Afganistani është një punë e shkëlqyeshme dhe pozitive. Unë e kisha planifikuar tërheqjen për 1 maj dhe ne duhet ta realizojmë këtë proces sa më afër kësaj date.”

Trump deklaroi se 11 Shtatori, një datë e caktuar për procesin e tërheqjes, është një ditë fatkeqe zie për historinë amerikane dhe duhet të mbetet e tillë.

Ish-presidenti Trump, në marrëveshjen që kishte arritur në shkurt 2020 me Talibanët, u angazhua se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Afganistani deri në 1 maj 2021, në këmbim të disa kushteve.

Presidenti Biden, i cili e mori detyrën më 20 janar, njoftoi se kalendari i tërheqjes së rreth 2.500 ushtarëve amerikanë do të fillonte më 1 maj dhe do të përfundonte deri më 11 shtator 2021.

Ndërsa demokratët në Kongresin amerikan e mbështesin përgjithësisht planin e tërheqjes së Biden, shumica e republikanëve argumentojnë se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë lënë Afganistanin në një vakum" dhe se "elementët terroristë do të shumohen përsëri atje".

 


Lajme të ngjashme