Rusi – Kremlini njofton pjesëmarrjen e Putinit në samitin për ndryshimet klimatike

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të marrë pjesë gjatë kësaj jave në një samit virtual për ndryshimet klimatike, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1626694
Rusi – Kremlini njofton pjesëmarrjen e Putinit në samitin për ndryshimet klimatike

Kremlini bëri me dije të hënën përmes një komunikate të shkruar se Presidenti Putin “do të theksojë qasjen e Rusisë në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim të tejkalimit të efekteve negative në ndryshimet klimatike globale”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ftuar muajin e kaluar Putinin dhe liderë të tjerë botërorë në një samit virtual, që do të mbahet më 22-23 prill.

Mirëpo prej atëherë, marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe Moskës kanë hyrë në fazë të re të rritjes së tensioneve, pasi Bideni ka njoftuar sanksione të reja për shkak të sulmeve kibernetike ruse, ndërhyrjen në zgjedhje dhe kërcënimet kundër ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Arsye tjera që kanë ngritur dilemat nëse Putini do të marrë pjesë në samit kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, pozicionimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe përfshirjen e dyshuar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës në një depo municioni në Çeki, në vitin 2014.

Dita e parë e samitit mbahet në Ditën e Tokës dhe “do të vërë në pah urgjencën dhe përfitimet ekonomike të të vepruarit për klimë të fuqishme”, ka thënë Shtëpia e Bardhë, teksa ka bërë të ditur njoftimin.

Presidenti Biden ka ftuar në takim edhe Presidentin e Kinës, Xi Jinping, i cili ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.



Lajme të ngjashme