Palestinë – Abbas: Jemi të vendosur për t'i mbajtur zgjedhjet në kohën e paracaktuar

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, deklaroi të hënën se ata janë të vendosur për t'i mbajtur zgjedhjet në të gjitha territoret palestineze në kohën e paracaktuar.

1623981
Palestinë – Abbas: Jemi të vendosur për t'i mbajtur zgjedhjet në kohën e paracaktuar

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve “WAFA”, Mahmoud Abbas mbajti një fjalim në takimin e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO/OÇP).

Duke theksuar vendosmërinë e tyre për t'i mbajtur zgjedhjet në kohën e paracaktuar anembanë Palestinës, përfshi këtu Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, lideri palestinez vijoi me këto fjalë: “Ne duam patjetër që zgjedhjet të mbahen në Jerusalem. Ky është qëndrimi ynë deri më tani. Nuk ka ende asnjë situatë tjetër mbi të cilën mund të diskutojmë.”

Ndërsa Komiteti Ekzekutiv i OÇP-së, përmes një komunikate me shkrim pas takimit, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të inkurajojë Izraelin për të mos penguar zgjedhjet në të gjitha territoret palestineze dhe veçanërisht në Jerusalemin Lindor.

Gjithashtu Komiteti dënoi forcat pushtuese izraelite për bastisjet e takimeve/mitingjeve të kandidatëve për zgjedhje, arrestimin dhe pengimin e tyre për të zhvilluar aktivitete në Jerusalem.

Të shtunën në mbrëmje, policia izraelite bllokoi konferencën për shtyp mbi zgjedhjet në Jerusalem dhe arrestoi 3 kandidatë për deputetë, të cilët i liroi disa orë më pas.

Qeveria izraelite vazhdon t'i shmanget përgjigjes së aplikimit në lidhje me zgjedhjet palestineze të planifikuara për më 22 maj në Jerusalem.



Lajme të ngjashme