Policia izraelite ndërhyn sërish ndaj palestinezëve në Jerusalem

Policia izraelite ndërhyri me granata trullollëse ndaj dhjetëra të rinjve palestinezë të mbledhur përreth Portës së Damaskut pas namazit të teravisë (një namaz i veçantë që falet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit).

1622561
Policia izraelite ndërhyn sërish ndaj palestinezëve në Jerusalem

Policia izraelite ndërhyri ndaj të rinjve palestinezë rreth zonës së Qytetit të Vjetër në Jerusalemin (Kuds) Lindor

Pas namazit të teravisë në Xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër, dhjetëra të rinj palestinezë u mblodhën rreth Portës së Damaskut, ku pati edhe përplasje me policinë izraelite.

Policia izraelite ndërhyri me granata trullollëse ndaj të rinjve palestinezë, të cilët herë pas here thirrën tekbire dhe lëshuan parulla.

Policia izraelite me kuaj u mobilizua dhe bëri disa patrullime në zonë për të shpërndarë të rinjtë e tubuar në Rrugën e Sulltan Sulejmanit, e cila shtrihet nga Porta e Damaskut deri në Portën Sahire.

Policia izraelite arrestoi disa të rinj palestinezë, ndërsa disa të tjerë i rrahu. 

Policia kishte ndërhyrë ndaj të rinjve palestinezë në Portën e Damaskut edhe një ditë më parë.

Duke përfshirë edhe ditën e parë të Ramazanit, në Jerusalem (Kuds) vazhdojnë incidentet midis policisë izraelite dhe të rinjve palestinezë.



Lajme të ngjashme