Joe Biden: I thashë Putinit se mund të shkojmë më tutje

Presidenti Joe Biden është i gatshëm të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Rusisë nëse ajo vazhdon të 'ndërhyjë në demokracinë amerikane'.

1622486
Joe Biden: I thashë Putinit se mund të shkojmë më tutje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Joe Biden e paralajmëroi Rusinë të enjten, 15 prill, se është i gatshëm të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse Moska vazhdon të "ndërhyjë në demokracinë tonë", por vazhdon ta ruajë shpresën për të përmirësuar lidhjet dypalëshe.

Paralajmërimi erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vendosën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe kompanive ruse dhe dëbuan 10 diplomatë rusë për ndërhyrjen e tyre të pretenduar në zgjedhjet e fundit presidencialen në ShBA.

Sanksionet u vendosën gjithashtu si hakmarrje për një sulm kibernetik, për të cilin Uashingtoni fajëson Moskës. Rreth 16.000 sisteme kompjuterike, përfshirë ato të agjencive federale të ShBA-së, u prekën nga një sulm kibernetik.

Biden tha se është "përgjegjësia e tij si president i Shteteve të Bashkuara" të hakmerret nëse presidenti rus Vladimir Putin zgjedh përshkallëzimin e situatës, por i qëndroi asaj që Uashingtoni "nuk kërkon të fillojë një cikël përshkallëzimi dhe konflikti me Rusinë".

"Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë të fillojnë një cikël përshkallëzimi dhe konflikti me Rusinë. Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme," shpjegoi presidenti gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.

"Gjatë gjithë historisë sonë të gjatë të konkurrencës, të dy vendet tona kanë qenë në gjendje të gjejnë mënyra për të menaxhuar tensionet dhe për t'i parandaluar ato të përshkallëzohen dhe dalin jashtë kontrollit," shtoi Biden.

Presidenti amerikan tha se gjatë një telefonate që ai kishte pasur me Putin të martën e kaluar (13 prill), ai i tregoi presidentit rus se ShBA. mund të kishin shkuar edhe më tej, por nuk e kishin preferuar këtë, kishin zgjedhur një qëndrim proporcional.

"Kur fola me Presidentin Putin, unë shpreha bindjen time se komunikimi midis nesh të dy, personal dhe i drejtpërdrejtë, do të ishte thelbësor për të ecur drejt një marrëdhënie më efektive",- tha Biden.

Një pjesë e kësaj përfshin propozimin e presidentit të ShBA-së për të mbajtur një samit në Evropë këtë verë, ku udhëheqësit (Biden dhe Putin) mund të diskutojnë dallimet e tyre dhe të punojnë në fushat e bashkëpunimit.

"Pas atij samiti, nëse do të zhvillohej dhe mendoj se do të ndodhë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Rusia mund të fillojnë një dialog të stabilitetit strategjik për të kërkuar bashkëpunim në kontrollin e armëve dhe sigurinë," tha shefi i Shtëpisë se Bardhë.

"Ne mund të trajtojmë sfida kritike globale që kërkojnë nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të punojnë së bashku, duke përfshirë kontrollin e kërcënimeve bërthamore nga Irani dhe Koreja e Veriut, duke i dhënë fund globalisht kësaj pandemie dhe duke folur për krizën ekzistenciale të ndryshimit të klimës", shtoi më tej presidenti amerikan.

Thirrja dhe komentet e Biden erdhën ndërsa ShBA. dhe NATO denoncuan një rritje të konsiderueshme të forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, një përqendrim ushtarak që nuk është parë që nga viti 2014, kur Moska mori në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrainas të Krimesë.

Biden tha se ai e kishte paralajmëruar Putinin "të përmbahej nga çdo veprim ushtarak" dhe shtoi se "tani ishte koha për të ulur tensionin".

"Rruga përpara është ajo përmes dialogut të fokusuar në mendime dhe një procesi diplomatik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe të shkojnë drejt këtij procesi. Nëse Rusia shkel interesat e ShBA-së, natyrisht që edhe ne do të kundërpërgjigjemi," përfundoi presidenti demokrat.

 

 


Lajme të ngjashme