Blinken: Në Afganistan nuk do të ketë më luftë civile

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se nuk do të ketë më luftë civile në Afganistan pasi trupat e huaja të jenë tërhequr nga vendi.

1622592
Blinken: Në Afganistan nuk do të ketë më luftë civile

 

Në konferencën e tij për shtyp të organizuar në Afganistan, ku kishte shkuar për një vizitë zyrtare, Blinken tha se populli afgan nuk dëshiron më luftë, të gjithë duan paqe.

Duke theksuar se ata do të vazhdojnë të mbështesin forcat e qeverisë afgane, kryediplomati amerikan komentoi se nuk do të jetë kurrë e drejtë ose e qëndrueshme për Talibanët që të braktisin proceset politike për të zgjidhur problemet.

Blinken shtoi se ShBA do të vazhdojë ta mbështesë Afganistanin edhe pas tërheqjes së trupave të saj në këtë vend.

Pas tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani në vend nuk do të ketë përsëri një luftë civile si ajo e viteve '90,- u shpreh Blinken, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të shqetësohet për këtë.

"Nëse Talibanët sulmojnë përsëri ushtarët tanë, atëherë përgjigjja jonë do të jetë shumë e ashpër”, nënvizoi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

 


Lajme të ngjashme