Biden dhe Merkel përsërisin mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë bisedës telefonike përsëritën mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

1621805

Biden dhe Merkel sot zhvilluan një bisedë telefonike, thuhet në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Të dy udhëheqësit nënvizuan angazhimin e fortë të tyre për marrëdhëniet transatlantike”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Biden dhe Merkel ranë dakord të vazhdojnë të punojnë ngushtë në fushat me përparësi të përbashkët si lufta kundër Covid-19, forcimi i sigurisë globale shëndetësore dhe luftimi i ndryshimeve klimaterike.

"Dy liderët shprehën shqetësimin në lidhje me tensionimin në kufirin e Rusisë me Ukrainën dhe dislokimin e saj ushtarak në qytetin e okupuar Kiram, ndërsa përsëritën mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës", thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash bëhet e ditur se Presidenti Biden falënderoi Kancelaren Merkel për kontributet e Gjermanisë në Misionin e Mbështetjes së Vendosur të NATO-s në Afganistan, ndërsa bëhet e ditur se të dy udhëheqësit ranë dakord të mbështesin përpjekjet për të sjellë paqe në këtë vend.

Lajme të ngjashme