Vjenë – Shtyhet takimi i planifikuar për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Takimi i planifikuar të mbahet në Vjenë të Austrisë këtë javë për të diskutuar marrëveshjen bërthamore të Iranit, i quajtur Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit të Përbashkët (KOEP), është shtyrë për një ditë.

1620979

Ambasadori Mikhail Olyanov, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, tha në Twitter se takimi i Komisionit të Përbashkët të KOEP në Vjenë ishte shtyrë për një ditë dhe se bisedimet do të mbahen më 15 prill.

"Padyshim, përveç problemeve të mëparshme, komisioni do të diskutojë edhe hapat e fundit të Iranit në fushën bërthamore, përfshirë edhe pasurimin e uraniumit në 60 për qind”, bëri të ditur Olyanov.

Pas bisedimeve në Vjenë javën e kaluar, u ra dakord për heqjen e sanksioneve kundër Iranit.

Gjatë bisedimeve, u formuan dy grupe ekspertësh për të siguruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA dhe Irani të përmbushin plotësisht marrëveshjen bërthamore dhe u vendos që të dy grupet e ekspertëve dhe përfaqësuesit e vendeve palë në marrëveshje të takohen për të vazhduar bisedimet.

Lajme të ngjashme