Rusia kundërshton flamurin e Kosovës në takimin e KS të OKB-së

Takimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) është pezulluar për shkak të kundërshtimit të Rusisë për shfaqjen e flamurit të Kosovës në ekran.

1620927
Rusia kundërshton flamurin e Kosovës në takimin e KS të OKB-së

Takimi për KosovënKëshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) është pezulluar për shkak të kundërshtimit të Rusisë për shfaqjen e flamurit të Kosovës në ekran.

Gjatë sesionit të KS të OKB-së për Kosovën, zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, kundërshtoi shfaqjen e flamurit të Kosovës, të cilin ai nuk e njeh si vend, në ekranin e ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.

Polyanskiy tha që tetë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk e njohin Kosovën dhe kërkoi që flamuri i vendit të mos shfaqet në ekran.

Kundërshtimi i flamurit nga ana e Rusisë çoi në pezullimin e takimit për disa kohë.

Ambasadori vietnamez Dang Dinh Quy, i cili mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në prill, më vonë rifilloi takimin, duke njoftuar se flamuri i Kosovës mund të mbetet në seancën virtuale.

Kosova, e cila u shkëput nga Serbia dhe deklaroi në mënyrë të njëanshme pavarësinë më 17 shkurt 2008, është njohur nga 117 vende të botës.



Lajme të ngjashme