Borrell dhe Blinken diskutojnë zhvillimet e fundit në Ukrainë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainë.

1620940

Borrell dhe Blinken biseduan për lëvizjet ushtarake ruse në kufirin ukrainas dhe në Krime dhe shprehën shqetësim të thellë në lidhje me përqendrimin ushtarak në rritje të forcave ruse në javët e fundit, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Borrell.

Borrell dhe Blinken ranë dakord të punojnë së bashku për stabilitetin në Afganistan dhe gjithashtu shkëmbyen mendime mbi krizën aktuale në Etiopi.

Një çështje tjetër që diskutuan Blinken dhe Borrell ishte situata e fundit në bisedimet midis Iranit dhe fuqive perëndimore lidhur me zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore (2015).

Lajme të ngjashme