SHBA – Terrorizmi i brendshëm dhe dhuna shënojnë rritje dramatike gjatë 25 viteve të fundit

Terrorizmi i brendshëm dhe dhuna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në mënyrë dramatike në 25 vitet e fundit.

1620265
SHBA – Terrorizmi i brendshëm dhe dhuna shënojnë rritje dramatike gjatë 25 viteve të fundit

Terrorizmi i brendshëm dhe dhuna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në mënyrë dramatike në 25 vitet e fundit.

Analiza e “Washington Post”, e përpiluar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), tha se ka pasur një rritje të madhe të dhunës në vend dhe incidenteve të terrorizmit gjatë çerek shekullit të kaluar, shumë prej të cilave janë shkaktuar nga  kundërshtarët e myslimanëve dhe kundërshtarët e qeverisë, veçanërisht ata të ekstremit të djathtë që besojnë në epërsinë e të bardhëve".

Në analizë nënvizohet se incidentet e terrorizmit në vend arritën kulmin në vitin 2020.

"Të dhënat zbulojnë se 267 sulme të kryera nga ekstremistët e djathtë që nga viti 2015 kanë vrarë 91 njerëz, ndërsa 66 sulme dhe komplote që i atribuohen pikëpamjeve të ekstremit të majtë kanë marrë jetën e 19 personave", thuhet në analizë.

Në mes tjerash thuhet se gjatë gjashtë viteve të fundit, dhjetëra institucione fetare dhe ndërtesa qeveritare, duke përfshirë xhami, sinagoga dhe kisha me origjinë afrikane, janë djegur, bombarduar ose shënjestruar nga grupe të ekstremit të djathtë me armë zjarri, ndërsa lëvizja në grupet e ekstremit të majtë arriti kulmin në maj të vitit 2020 kur George Floyd u vra në paraburgim policor.

Analiza pretendoi se sulmi i 6 janarit në Kongresin Amerikan nga grupet e ekstremit të djathtë bëri që populli amerikan të interesohej më shumë për terrorizmin në vend dhe dhunën e drejtuar nga urrejtja.

Në mes tjerash gjithashtu nënvizohet roli i mediave sociale në përhapjen e dhunës dhe terrorizmit, duke vënë në dukje rritjen e fundit të sulmeve ndaj emigrantëve, ndërsa theksohet se 27 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në 15 sulme të kryera ndaj emigrantëve që nga viti 2015 e këtej.



Lajme të ngjashme