ShBA do të dërgojë në Gjermani 500 ushtarë shtesë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi se vendi i tij do ta rrisë praninë ushtarake në Gjermani duke dërguar në vjeshtë afërsisht 500 trupa shtesë.

1620414

Këtë deklaratë Austin e bëri në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen gjermane, Kramp-Karrenbauer në Berlin, ku është duke realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Gjermani.

"Sot jam i lumtur të njoftoj se ne do të rrisim praninë ushtarake të SHBA-së në Gjermani",- deklaroi ai duke shtuar se ata i kanë dhënë fund planit për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

"Rreth 500 trupa shtesë do të dërgohen në Gjermani",- theksoi Austin.

Duke sqaruar se 500 trupa shtesë do të vendosen në vjeshtë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes u shpreh se këta ushtarë do të rrisin aftësitë e aleatëve të NATO-s në luftën kibernetike, dhe kjo gjithashtu do të forcojë mbrojtjen dhe parandalimin në Evropë.

Ndërsa ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer shprehu kënaqësinë e saj nga vendimi i ShBA-së dhe deklaroi se kjo është një shenjë e solidaritetit të fortë.

Lajme të ngjashme