Rusia dërgon 15 anije luftarake në detin e Zi

Rusia dërgoi 15 anije luftarake në detin e Zi në kuadër të kontrolleve të forcave ushtarake ruse.

1620502
Rusia dërgon 15 anije luftarake në detin e Zi

Rusia dërgoi 15 anije luftarake në detin e Zi në kuadër të kontrolleve të forcave ushtarake ruse.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për media e Rajonit Ushtarak të Jugut në Rusi, nga flota në Kapsik, u dërguan 15 anije luftarake në detin e Zi.

Në deklaratë bëhet e ditur se kjo u bë në kuadër të kontrollimit të forcave ushtarake ruse.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu njoftoi se më 6 prill forcat ushtarake ruse kishin filluar të inspektonin gatishmërinë e tyre për luftë dhe stërvitjet taktike do të mbahen në poligone në rajone të ndryshme të vendit.

Ai kishte bërë të ditur se në kudër të planit të trajnimit të lartpërmendur, në prill do të zhvillohen 4 mijë e 48 stërvitje ushtarake.

 


Lajme të ngjashme