Rouhani: Mënyra e vetme për t’u kthyer në marrëveshje bërthamore është heqja e sanksioneve

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka thënë se mënyra e vetme që të kthehen në marrëveshjen bërthamore është heqja e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

1620445
Rouhani: Mënyra e vetme për t’u kthyer në marrëveshje bërthamore është heqja e sanksioneve

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka thënë se mënyra e vetme që të kthehen në marrëveshjen bërthamore është heqja e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sipas presidencës iraniane Hassan Rouhani, i cili mirëpriti ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në kryeqytetin Teheran, vlerësoi lartë qëndrimin e Rusisë dhe mbështetjen e saj në marrëveshjen bërthamore.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë bota arritën në përfundim se politika e shtypjes maksimale ka dështuar", tha Rouhani.

"Mënyra e vetme që të kthehen në marrëveshjen bërthamore është që sanksionet e SHBA-së të hiqen", tha ai.

Rouhani tha se ata duan që marrëdhëniet dhe mjedisi të kthehen në zotime dhe marrëveshjen e vitit 2015.

"Palët duhet t'i përmbahen premtimeve që ata pranuan gjatë marrëveshjes. Ne nuk do të pranojmë më pak se kaq, as nuk po kërkojmë të marrim më shumë," tha ai.

Ndërkaq Lavrov nga ana e tij tha: "Sipas Moskës, zgjidhja e vetme është që Shtetet e Bashkuara të kthehen pa kushte në marrëveshjen bërthamore dhe t'i binden zotimeve të tyre."

Lavrov është takuar më parë me Ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif si pjesë e vizitës së tij në Teheran.

Ata diskutuan çështje rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht marrëveshjen e bashkëpunimit afatgjatë midis Teheranit dhe Moskës, marrëveshjen bërthamore dhe sanksionet.

Pas takimit, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje mbi kulturën dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë biologjike.

 


Lajme të ngjashme