Mesazhe urimi nga liderët botërorë për muajin e Ramazanit

Liderët botërorë kanë publikuar mesazhe urimi me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

1620218
Mesazhe urimi nga liderët botërorë për muajin e Ramazanit

Liderët botërorë kanë publikuar mesazhe urimi me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden në një mesazh të publikuar i uroi Ramazanin botës myslimane, ndërsa tërhoqi vëmendjen në shtimin e krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve në vend.

"Myslimanët janë ende në shënjestër të krimeve të ngacmimit, fanatizmit dhe urrejtjes", tha Biden, duke theksuar se këto janë të papranueshme.

Ai vuri në dukje se myslimanët amerikanë e kanë pasuruar vendin që prej themelimit të tij e deri më sot.

"Myslimanët si punonjës shëndetësorë që janë në ballë kanë udhëhequr luftën tonë kundër Covid-19 duke luajtur një rol udhëheqës edhe në zhvillimin e vaksinave (kundër koronavirusit)", tha ai.

Biden njoftoi se kremtimi i festës së bajramit në Shtëpinë e Bardhë këtë viti do të zhvillohet në internet dhe se ai dhe gruaja e tij, Jill, presin me padurim që vitin e ardhshëm ta bëjnë kremtimin tradicional të festës së bajramit në Shtëpinë e Bardhë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu publikoi ​​një mesazh duke u uruar të gjithë myslimanëve një "Ramazan të qetë".

Duke theksuar se Ramazani është një muaj solidariteti, Merkel tha se kërkohet durim në kohë të vështira për shkak të epidemisë.

Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili uroi muajin e Ramazanit botës islame me një mesazh në llogarinë e tij në media sociale, vuri në dukje se Ramazani do të jetë ndryshe këtë vit për shkak të epidemisë.

"Shpresoj se ky muaj i agjërimit, lutjes dhe bamirësisë do të sjellë shumë paqe për të gjithë myslimanët", shkruan Johnson në mesazhin e tij.

 


Lajme të ngjashme