Zelensky kërkon një bisedë me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

1619602
Zelensky kërkon një bisedë me Putinin

Zëdhënësja e Volodymyr Zelensky, Julia Mendel tha se Zelensky kishte kërkuar të zhvillonte bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar përshkallëzimin e tensioneve në Ukrainën lindore, por nuk kishte marrë ende një përgjigje.

Mendel vuri në dukje se Rusia ka grumbulluar më shumë se 40.000 trupa në kufirin lindor të Ukrainës dhe më shumë se 40.000 trupa të tjera në Krime.

Julia Mendel shtoi se Zelensky do të bënte një vizitë në kryeqytetin francez, Paris, për të diskutuar strukturimin ushtarak të Rusisë dhe dhunën në rritje në Donbas.

Në një fjalim në parlament më 30 mars, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Ruslan Khomchak tha se Rusia po dërgonte trupa pranë kufijve të Ukrainës me pretekstin e stërvitjeve ushtarake.

Rusia, nga ana e saj, kishte njoftuar se vendosja e trupave kishte ndodhur brenda kufijve të vendit dhe nuk përbënte kërcënim për askënd.

Për zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas Grupi Trepalësh (i formuar nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja) kishte marrë vendim për një armëpushim gjithëpërfshirës nga 27 korriku 2020.

Në konfliktin që vazhdon që nga viti 2014 mes Kievit dhe separatistëve prorusë, të cilët kanë shpallur në rajon edhe një të ashtuquajtur pavarësi, kanë humbur jetën më shumë se 13.000 njerëz.

 


Lajme të ngjashme