Irani për incidentin në impiantin bërthamor: “Terrorizëm bërthamor”

Kreu i Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Iranit, Ali Ekber Salihi tha se ndërprerja e energjisë në impiantin bërthamor Natanz në afërsi të Teheranit është "terrorizëm bërthamor".

1619515
Irani për incidentin në impiantin bërthamor: “Terrorizëm bërthamor”

Kreu i Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Iranit, Ali Ekber Salihi tha se ndërprerja e energjisë në impiantin bërthamor Natanz në afërsi të Teheranit është "terrorizëm bërthamor".

Salehi tha se akti ishte një përpjekje për të prishur negociatat në vazhdim me SHBA-në në Vjenë, transmetoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Duke dënuar aktin, Salehi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që të reagojnë.

Më herët, Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i Agjencisë Iraniane për Energjinë Atomike (AEOI), kishte raportuar një "aksident" në rrjetin elektrik në impiant. Ai tha se nuk ka viktima ose rrjedhje, dhe shkaku po hetohet.

Situata deri tek incidenti erdhi pasi Teherani prezantoi centrifugat e reja të avancuara të uraniumit.

Tensionet midis Iranit dhe kundërshtarit të tij për një kohë të gjatë, Izraelit, janë përshkallëzuar muajt e fundit, veçanërisht pas përpjekjeve diplomatike të drejtuara nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për të ringjallur marrëveshjen bërthamore (2015).

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e nxori SHBA-në nga marrëveshja bërthamore iraniane, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit.

Vitin e kaluar, u vra shkencëtari i lartë bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh. Teherani fajësoi Tel-Avivin për vrasjen, duke thënë se do të hakmerret. (Anadolu Agency - AA)

 


Lajme të ngjashme