Egjipti shprehet i gatshëm për dialog me Turqinë

Ministri i Jashtëm egjiptian Samih Shukri shprehu gatishmërinë e vendit të tij për dialog me Turqinë në dobi të të dy palëve dhe rivendosjen e marrëdhënieve në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

1619472

Gjatë pjesëmarrjes në një kanal televiziv lokal Shukri u prononcua në lidhje me bisedën e tij telefonike me ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu dhe tha se ata përshëndesin deklaratat dhe gjestet e fundit të Turqisë.

Shefi i diplomacisë egjiptiane deklaroi se është e rëndësishme të kalohet nga faza e treguesve politikë në fazën e 'hapjes politike' që përcakton kornizën e marrëdhënieve dhe kujtoi se ai dhe ministri Çavusoglu kanë realizuar një bisedë telefonike në kuadër të bisedave të urimit për ardhjen e Ramazanit.

Shukri tha se biseda u bazua në deklaratat e Turqisë mbi rëndësinë e Egjiptit dhe sinjalet e saj.

"Egjipti është i gatshëm të vendosë një dialog nga i cili do të përfitojnë të dy palët dhe marrëdhëniet në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare pa dëmtuar interesat", tha Shukri, duke theksuar se ata gjithashtu i japin rëndësi që dialogu të kthehet në formë e bisedimeve politike.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm egjiptian Samih Shukri më 10 prill për ta uruar atë për muajin e Ramazanit.

Lajme të ngjashme