SHBA – Publikohen dokumente të reja në lidhje me bastisjen e Kongresit

Mike Pence, i cili ishte Zëvendëspresident gjatë bastisjes së Kongresit të 6 janarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thirri Departamentin e Mbrojtjes (Pentagon) dhe tha: "Pastroni këtë vend".

1618908
SHBA – Publikohen dokumente të reja në lidhje me bastisjen e Kongresit

Mike Pence, i cili ishte Zëvendëspresident gjatë bastisjes së Kongresit të 6 janarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe kryesoi seancën e Kongresit për rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit, thirri Departamentin e Mbrojtjes (Pentagon) dhe tha: "Pastroni këtë vend".

Agjencia e lajmeve “Associated Press” (AP) ka lëshuar dokumente të reja mbi sjelljen e zyrtarëve në Kongres gjatë bastisjes së 6 janarit.

Sipas dokumenteve Mike Pence, i cili kryesoi seancën dëgjimore të Senatit në Kongres gjatë bastisjes për të zyrtarizuar rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit, nga vendi i sigurt ku u morë pak pasi protestuesit hynë në ndërtesë, zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Christopher Miller.

Gjatë bisedës telefonike, e cila zgjati më pak se një minutë, Pence duke vënë në dukje se Kongresi nuk ishte i sigurt i tha Millerit ta "Pastrojnë këtë vend".

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Chuck Schumer dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, të cilët ishin gjithashtu në ndërtesë në atë kohë, thirrën zyrtarë ushtarakë për ndihmë.

Ndërkohë pas lajmeve për bastisjen e Kongresit në Pentagon u jetuan të çaste të tensionuara dhe Shefi i Shtabit Mark Milley tha në një telekonferencë me zyrtarë të lartë të Pentagonit se "Nevojitet rivendosja e rendit sa më shpejt të jetë e mundur".



Lajme të ngjashme