EuroMed-i reagon ndaj Izraelit: Refuzimi i hetimit ndërkombëtar është shmangie e përgjegjësisë

Rrjeti Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut (EuroMed) reagoi ndaj deklaratave të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se s'do të bashkëpunojnë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), e cila s'ka kompetencë të ngrejë hetim kundër vendit të tij.

1617843
EuroMed-i reagon ndaj Izraelit: Refuzimi i hetimit ndërkombëtar është shmangie e përgjegjësisë

“Izraeli e ka marrë këtë vendim, sepse e di që ka bërë shkelje që mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Vendimi për të mos bashkëpunuar lidhur me hetimet ndërkombëtare është një tregues i shmangies së përgjegjësisë”, tha EuroMed-i të enjten përmes një deklarate me shkrim.

Duke i kërkuar GJNP-së që të mos i nënshtrohet asnjë presioni dhe të nisë hetimin pa humbur kohë, Rrjeti Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të mbështesin hetimin e GJNP-së dhe të mbrojnë avokatët, dëshmitarët dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët do të marrin pjesë në hetim.

Në një takim që Kryeministri Netanyahu realizoi më 8 prill me ministrin e Mbrojtjes - Benny Gantz, Prokurorin e Përgjithshëm - Avichai Mandelblit dhe me zyrtarë të lartë të shërbimit të sigurisë, u vendos që Prokurores Fatou Bom Bensouda të Gjykatës Ndërkombëtare Penale t'i komunikohet se ajo nuk ka kompetencë të ngrejë hetim kundër Izraelit dhe rrjedhimisht Izraeli do të refuzojë bashkëpunimin me GJNP-në në këtë suazë.

GJNP-ja vendosi në fillimit të marsit që ajo ka juridiksion mbi krimet e luftës të kryera në territoret palestineze duke i mundësuar asaj hapjen e një hetimi penal.

Palestina u anëtarësua në Gjykatë në vitin 2015 dhe paraqiti një deklaratë, me të cilën pranoi juridiksionin e GJNP-së mbi territoret e okupuara.

Ky vendim ishte një hap kyç që mundëson ndjekjen ligjore të Izraelit për krimet e tij gjatë Luftës së Gazës në vitin 2014 dhe ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar e Jerusalemin Lindor të aneksuar.



Lajme të ngjashme