Komandot turke neutralizojnë 5 terroristë të PKK/YPG në zonën operacionale "Dega e Ullirit"

Neutralizohen edhe 2 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, të cilët përgatiteshin për sulm në zonën operacionale "Dega e Ullirit" në veri të Sirisë.

1617153

“Ne morëm hakun e dëshmorëve tanë. Vazhdojnë operacionet tona për të identifikuar dhe shkatërruar objektivat terroriste, që kryejnë sulme në zonën operative “Dega e Ullirit”. 2 terroristë të tjerë që përgatiteshin për sulm u neutralizuan nga komandot tona”, shkruhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë në “Twitter”.

Ministria kishte bërë të ditur më herët se si pasojë e sulmit të djeshëm  terrorist në rajonin e operacionit “Dega e Ullirit” në Siri, 2 ushtarë turq kishin rënë dëshmorë dhe në kundërpërgjigjen e dhënë ishin neutralizuar 3 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

Kështu që numri i terroristëve të neutralizuar arriti në 5.

Lajme të ngjashme