Rusi: Do të mbajmë fuqinë ushtarake në kufijtë me Ukrainën

Rusia deklaroi se do të mbajë fuqinë e saj ushtarake në kufijtë me Ukrainën, për sa kohë që ta shohë të përshtatshme.

1616729
Rusi: Do të mbajmë fuqinë ushtarake në kufijtë me Ukrainën

Rusia deklaroi se do të mbajë fuqinë e saj ushtarake në kufijtë me Ukrainën, për sa kohë që ta shohë të përshtatshme.

Tensioni në kufirin Rusi-Ukrainë, vazhdon të përshkallëzohet me deklaratat reciproke.

Së fundmi, Kremlini (Pallati Presidencial i Rusisë) sot deklaroi se për sa kohë që do ta shohë të përshtatshme, Rusia e do të mbajë fuqinë e saj ushtarake në kufijtë me Ukrainën.

Në deklaratë ripërsëritet se prezenca ushtarake atje nuk përbën një kërcënim për jashtë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu kishte njoftuar dje se kishte filluar një inspektim i planifikuar "i gatishmërisë për luftë" në ushtri.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Homçak më 30 mars tha se Rusia po dërgonte trupa në kufijtë e Ukrainës me pretekstin e një stërvitje.

Kurse nga ana tjetër, Kremlini, kishte deklaruar disa herë se mobilizimi po ndodhte brenda kufijve të vendit dhe në përputhje me iniciativat e Rusisë.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trilateral i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kishin marrë një vendim armëpushimi të përgjithshëm duke filluar që nga 27 korrik 2020.

Në përleshjet ndërmjet separatistëve por rusë, që kanë shpallur të ashtuquajturën pavarësi në rajon dhe udhëheqjes së Kievit kanë humbur jetën më shumë se 13 mijë njerëz.



Lajme të ngjashme