Kanada – Shpallet i pafajshëm polici që vrau myslimanin e sëmurë 62-vjeçar

Joseph Martino, drejtori i njësisë speciale të hetimit të policisë së Torontos (SIU), tha se në incidentin e 20 qershorit 2020, policia që qëlloi Eyaz Choudry, një skizofren në krizë, arriti në përfundimin se ai veproi në mënyrë të drejt.

1616411
Kanada – Shpallet i pafajshëm polici që vrau myslimanin e sëmurë 62-vjeçar

Polici që vrau 62-vjeçarin e sëmurë mysliman në Kanada u shpall i pafajshëm.

Joseph Martino, drejtori i njësisë speciale të hetimit të policisë së Torontos (SIU), tha se në incidentin e 20 qershorit 2020, policia që qëlloi Eyaz Choudry, një skizofren në krizë, me dy plumba në gjoks, arriti në përfundimin se ai veproi në mënyrë të arsyeshme duke hapur zjarr.

Martino tha që polici përgjegjës ishte i shqetësuar se ai do ta lëndonte.

Policia shkoi në shtëpi pasi familja e tij thirri në linjën telefonike jo urgjente dhe paralajmëroi Eyaz Choudry, një baba 62-vjeçar i katër fëmijëve, i cili nuk dinte anglisht, të hidhte thikën që mbante në dorë.

Një nga policët, i cili vazhdoi të bërtiste dhe të drejtojë armën pavarësisht se anëtarët e familjes thanë se ai nuk fliste anglisht, qëlloi Choudry dy herë dhe e vrau në shtëpinë e tij.

Në një deklaratë me shkrim mbi përfundimin e hetimit, familja Choudry tha se ishin "thellësisht të zhgënjyer, por jo të befasuar nga vendimi".

Familja tha se policia, e cila u thërrit për sigurinë e Choudry, e vrau atë disa sekonda pasi hyri në apartament. “Eyaz nuk bëri asnjë krim. Ai nuk e meritoi këtë”, deklaroi familja e tij.

Këshilli Kombëtar i Myslimanëve Kanadezë (NCCM) tha në një deklaratë me shkrim se vendimi shqetësues nuk ishte për t'u habitur.

"Njësia speciale e hetimit e policisë (SIU) pothuajse kurrë nuk ka akuzuar oficerët e policisë që heton. Policia hyri me forcë në shtëpinë e një burri të moshuar, të pafuqishëm. Xha Eyaz kishte probleme të qarta të shëndetit mendor për të cilat policia ishte në dijeni", shkruhet në deklaratë.

"Ne përballemi me një problem shumë më të madh, të rrethuar nga mungesa e sanksioneve dhe ndëshkimeve, një sistem i dështuar i rishikimit dhe mungesën e përgjegjësisë së policisë. Sidoqoftë, ne jemi të vetëdijshëm se pa llogaridhënie dhe pa drejtësi nuk mund të ketë asnjë ndryshim. Policia përgjegjëse për vdekjen e xhaxhait Eyaz nuk duhet të dalë në rrugë me armë. Ne nuk do të pushojmë së kërkuari përgjigje dhe të luftojmë kundër këtyre dukurive", bëhet e ditur në deklaratën e lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Myslimanëve Kanadezë.



Lajme të ngjashme