Mianmar – Numri i të vrarëve në protestat kundër grusht shteti arriti në 570

Protestat kundër grusht shtetit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë në Mianmar po vazhdojnë.

1615676
Mianmar – Numri i të vrarëve në protestat kundër grusht shteti arriti në 570

Protestat kundër grusht shtetit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë në Mianmar po vazhdojnë. Numri i të vdekurve nga ndërhyrja e forcave të sigurisë është rritur në 570.

Organizata e Ndihmës së të Burgosurve Politikë (AAPP) tha në një raport të përditshëm se gjashtë persona të tjerë kishin vdekur në 24 orët e fundit.

Në raport thuhet se numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 570, ndërsa janë arrestuar 2.728 njerëz.

Ndërsa për 443 kundërshtarë të tjerë të grusht shtetit është shpallur urdhër për arrest.

Ndërkohë, disa civilë që jetojnë në kufirin Thai në provincën lindore Shan të Mianmarit janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe kanë filluar të ndërtojnë strehimore në rast se ushtria fillon sulmet ajrore në zonë.

Disa civilë po gërmojnë strehimore për mbrojtje, ndërsa të tjerët po përpiqen të kalojnë kufirin për në Tajlandë.

Ushtria e Mianmarit vuri në dorë udhëheqjen e vendit më 1 shkurt pas akuzave për mashtrim në zgjedhje të mbajtura më 8 nëntor 2020 dhe tensioneve të shtuara politike në vend.

Ushtria arrestoi disa zyrtarë dhe udhëheqës të partive në pushtet, duke përfshirë udhëheqësen de facto të vendit dhe ministren e Jashtme Aung San Suu Kyi, dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit.

Ndërsa demonstratat në shkallë të gjerë vazhdojnë në vend, zyrtarë të lartë të arrestuar të qeverisë vazhdojnë të gjykohen në gjykatën ushtarake.

 


Lajme të ngjashme