Izrael – Presidenti Rivlin i beson sërish Kryeministrit Netanyahu formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, i ka besuar përsëri liderit të Partisë Likud dhe njëherësh Kryeministrit Benjamin Netanyahu detyrën e formimit të qeverisë së ardhshme.

1615947
Izrael – Presidenti Rivlin i beson sërish Kryeministrit Netanyahu formimin e qeverisë

Duke rikujtuar se të hënën ka realizuar bisedime me liderët e partive që kanë fituar të drejtën e përfaqësimit në Knesset (parlamenti izraelit), Presidenti Rivlin theksoi se Netanyahu ka mbështetjen e 52 deputetëve, kundrejt 45 të zgjedhurve që mbështesin gazetarin Yair Lapid, lider i forcës politike opozitare Yesh Atid (Partia e Ardhmërisë).

Benjamin Netanyahu do të ketë 28 ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 nga 120 vendet në Knesset, plus një zgjatje të mundshme dyjavore.

“Nuk ishte një vendim i lehtë nga pikëpamja e vlerave dhe moralit”, deklaroi kreu i shtetit izraelit, i cili e arsyetoi kështu dhënien e mandatit për Netanyahun, aktualisht në gjyq për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me pushtetin në Jerusalem.

“Por, sipas ligjit, një kryeministër i paditur mund të vazhdojë të shërbejë”, theksoi ai mes të tjerash.

Vlen të theksojmë se Izraeli ka qenë skenë e 5 zgjedhjeve të përgjithshme që nga fillimi i mandatit të Presidentit Reuven Rivlin, 4 prej të cilave të parakohshme në 2 vitet e fundit dhe më aktualet në 23 mars të këtij viti.



Lajme të ngjashme