Bregu Perëndimor – Ushtarët izraelitë martirizojnë një palestinez dhe plagosin gruan e tij

Gruaja e palestinezit të rënë dëshmor u plagos në bel me municion luftarak dhe u dërgua në spital për kurim.

1615617
Bregu Perëndimor – Ushtarët izraelitë martirizojnë një palestinez dhe plagosin gruan e tij

Ushtarët izraelitë vranë një palestinez dhe plagosën gruan e tij në Jerusalem.

“Një palestinez u plagos në kokë nga ushtarët izraelitë në Jerusalemin veriperëndimore dhe vdiq menjëherë pasi u dërgua në Kompleksin Mjekësor Palestinez në qytetin e okupuar Ramallah të Bregut Perëndimor”, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë në një deklaratë me shkrim.

Ndërkaq në deklaratë bëhet e ditur se gruaja e palestinezit të rënë dëshmor u plagos në bel me municion luftarak dhe u dërgua në spital për kurim.

Burimet lokale identifikuan palestinezin e rënë si Osama Sidki Mansur, 42-vjeç.

Ndërkohë, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve “WAFA” njoftoi se ushtarët izraelitë pranë vendbanimit Bir Nabala, në veriperëndim të Jerusalemit hapën zjarr mbi një automjet, ku ndodheshin një palestinez me gruan e tij.

Bëhet e ditur se trupat izraelite natën e kaluar bastisën vendbanimet Bir Nabala dhe Al-Jayb me dhjetëra automjete, gjatë të cilave u jetuan edhe përplasje me palestinezët.

 


Lajme të ngjashme